Fluks vizitorësh në Majën e Murgës

ATSH/ Maja e Murgës, 20 km larg qytetit të Pukës, po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuarit pas natyrës.

Destinacioni më i ri turistik i Pukës, që shtrihet mbi liqenin e Komanit,  po thith si me magnet qindra turistë.

“Fundjava që lamë pas solli dyndje turistësh nga Kosova dhe qytete të ndryshme të vendit. Vetëm vitin e kaluar Majën e Murgës e vizituan 7000 turistë, numër që këtë vit pritet të dyfishohet me fluksin që kanë fundjavat e kësaj pranvere”, thekson bashkia e Pukës.

Me zhvillimin edhe të guidave, bukuritë natyrore të Pukës po marrin vëmendjen e duhur.

Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë tha për ATSH-në se “dy vitet e fundit Maja e Murgës ka tërhequr shumë vizitorë vendas e të huaj. Grupet e turistëve që vijnë për të vizituar këtë pikë turistike variojnë nga 50-150 persona”.

“Nga janari i këtij viti deri tani Maja e Murgës është vizituar nga rreth 3 mijë vizitorë, por  çdo javë ka gjithnjë e më shumë të interesuar për të vizituar këtë pikë turistike”, tha Pjetri.

Ndërsa vizitorët nga Kosova dhe Shqipëria shprehen se kaluam shumë bukur dhe shpresojmë të vijmë edhe herët e tjera.

Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka. E ndodhur në 600 metra lartësi, Maja e Murgës ofron pamje mahnitëse. Kjo hapësirë është tepër atraktive për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.

Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, ju do të shijoni liqenin e Komanit në një tjetër këndvështrim. Pamja mbresëlënëse e liqenit të Komanit nga maja e Murgës konfirmon që bukuritë shqiptare i ka pikturuar natyra.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close