Johnson: BM do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga agresioni rus

ATSH-UKRINFORM/ – Me guximin e tyre, ukrainasit po i tregojnë botës se asnjë forcë nuk mund të mposhtë një popull të vendosur për të qenë i lirë, shkroi kryeministri britanik Boris Johnson në adresën e tij në Twitter.

”Në 75 ditët që nga fillimi i sulmit, ukrainasit kanë reaguar me forcë dhe guxim të madh duke zmbrapsur sulmet ruse në Kiev, duke prishur planin e pushtimit të Putinit dhe duke i treguar botës se asnjë forcë nuk mund të mposht një popull të vendosur për të qenë i lirë”, thekson ai.

Kryeministri britanik ka premtuar mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin ukrainas që kërkon të jetojë në paqe dhe liri në tokën e tyre, e cila është e drejtë e çdo vendi.

“Ne britanikët jemi krenarë që qëndruam krah për krah me miqtë tanë ukrainas që nga fillimi, duke ofruar raketa ‘Javelin’ dhe NLAW për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse”, shtoi Johnson.

Britania e Madhe vazhdon të dërgojë pajisje ushtarake, përfshirë automjete të blinduara dhe radarë, ambulanca, furnizime mjekësore dhe ndihma humanitare, me vlerë mbi një miliard sterlina.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close