Manuel Sarrazin të enjten në Kosovë

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të zbresë të enjten në Kosovë. Lajmin për RTKlive e kanë konfirmuar burime nga Qeveria e Kosovës.

Ata sqarojnë se Sarrazin do të pritet të enjten nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Sarrazin do të qëndrojë në Kosovë nga 12 deri më 14 maj”, sqarojnë burimet qeveritare për RTKlive.

Sarrazin në Kosovë do të vijë pas qëndrimit në Serbi, ku në fjalën e tij në një forum,  u shpreh se Bashkimi Evropian  nuk mund të ketë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit.

“Është shumë me rëndësi që të liberalizohen vizat për Kosovën”, deklaroi Sarrazin.

Sipas tij, është i rëndësisë së madhe që të ndodhë kjo, pasi nënvizon kredibilitetin e BE-së.

Sarrazin është  një nga katër të emëruarit specialë për Ballkanin perëndimor. Përveç SHBA-së, që ka emëruar Gabriel Escobar, është edhe Britania e Madhe që ka emëruar Stuart Peach si dhe Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak.

“Nuk duhet humbur këtë mundësi. BE-ja nuk mund të arrijë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit”, citohet të ketë thënë  Sarrazin.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që të hapen negociatat për anëtarësim në BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kjo është vizita e parë zyrtare e të dërguarit gjerman në rajon prej që u emërua në këtë detyrë nga kancelari Olaf Scholz.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close