Jakup Krasniqi: Akuzat e Speciales të bazuara nga gënjeshtrat e Sërbisë
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, njëherit njëri ndër udhëheqësit e UÇK-së, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm në aktakuzat e reja që janë paraqitur ndaj tij në Dhomat e Specializuara në Hagë lidhur me pretendimet e prokurorisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Paraprakisht, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka lexuar pjesën e aktakuzës dhe të drejtat që i takojnë të akuzuarit në bazë të ligjit për DhSK-në. Ai ka sqaruar se procesi i sotëm nuk është gjykim.
“Qëllimi i paraqitjes së sotme është në bazë të ligjit, unë si gjykatës së procedurës paraprake është të lexojë aktakuzën dhe i akuzuari ka kohë 30 ditë kohë për tu deklaruar me akuzat që janë të konfirmuara”, tha ai.
Kurse i akuzuari Jakup Krasniqi, deklaroi para trupit gjykues se gjatë tërë jetës ka qenë njeri me integritet.
“Kurrë nuk kisha besuar se juristë të shkolluar në demokraci liberale dhe që pretendojnë që punojnë me drejtësi dhe ngritin akuza në bazë të gënjeshtrave të Serbisë dhe cenojnë të drejtën e lirisë së individit. Mua më vjen turp se pse po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë, një regjim ndër më kriminelët e pas Luftës së Dytë Botërore, madje në atë kohë nuk besoj se në botë ka pasur një regjim të tillë kriminal e gjenocidial sa e si ishte regjimi i Millosheviqit, të cilit nuk po i mungon as qimja e flokut”, tha ai.
Krasniqi është deklaruar se është i pafajshëm. “E kam vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe këtë, jam krejtësisht i pafajshëm. Kërkojmë që gjyqi të përshpejtohet dhe të mos të na mbajë padrejtësisht në paraburgim”, deklaroi ai.
Më herët gjatë ditës së sotme janë paraqitur edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e reja.
Gjatë ditës së sotme në konferencën dëgjimore do të paraqitet edhe Rexhep Selim
Comments are closed.