Shqipëria me këngën e kënduar nga Ronela Hajati, hap sonte natën e parë të “Eurovizionit”

Sonte në orën 21:00 në Torino të Italisë, mbahet gjysmëfinalja e parë e Festivalit të Këngës Evropiane, “Eurosong Contest 2022”. E para që do ta hapë këtë mbrëmje dhe tërë garën e ‘Eurosongut’, bazuar në shortin e hedhur, do të jetë Shqipëria, që këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Në këtë natë të parë gjysmë finale do të ngjiten në skenë  17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse në natën e dytë që mbahet me 12 maj, do të ngjitën në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende. Ndërkohë, finalistëve të këtyre dy netëve,që do të jenë gjithsej 20 shtete, do  t’i  bashkohen në finalen e 14 majit, edhe pesë vendet që kualifikohen automatikisht në finale, e që janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. “Eurosong” mbahet këtë vit në Itali për shkak se vitin e kaluar, grupi italian ‘Maneskin’, fitoi vendin e parë dhe tradicionalisht, vitin pasues, festivali organizohet nga Televizioni Publik i atij vendi, që do të thotë se këtë vit barra për këtë  i bie RAI-it. Të tri netët e festivalit do t’i transmetojë drejtpërdrejt edhe RTK.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close