Ka një javë që banorët e fshatit Llukar kanë mbetur pa energji elektrike

Ka më shumë se një javë që banorët e fshatit Llukar të Prishtinës po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Kjo si pasojë e djegies së një trafoje në këtë fshat e cila bëri që një pjesë e banorëve të mbetet pa rrymë.

KEDS në një përgjigje me shkrim për RTK-në ka thënë se në këtë fshat janë 8 konsumatorë që kanë trafo private, e cila është djegur.

Në këto raste sipas KEDS-it, është përgjegjësi e tyre që ta ndërrojnë trafon. Megjithatë, banorët dhe bizneset presin një zgjidhje për këtë situatë, pasi që këtë trafo para disa vitesh KEDS e kishte ndërruar. Banorët presin bashkëpunim më KEDS-in në mënyrë që edhe këta banorë të kenë energji elektrike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close