Jasharaj: Me 20 maj protestë
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, kanë përcjellë nga afër rrjedhën e grevës një-orëshe në disa institucione arsimore të Prishtinës.
Gjatë vizitës në shkollën fillore “Asim Vokshi”, Jasharaj tha se shtetit i mbetet t’i respektojnë mësmimdhënësit. Ai ka thënë se janë duke u përgatitur për grevën e 20 majit para Qeverisë.
“Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çfarëdo që ndodh do të vendosni ju”, tha Jasharaj para mësmimëdhënsve.
Ai shtoi se zgjidhje ka dhe është i hapur që të marrë çdo ide nga mësimdhënësit.
Sot në të gjitha institucionet e Kosovës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon grevë njëorëshe.
Përmes kësaj greve sindikalistët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i plotësojë kërkesat e tyre për ndarjen nga 100 euro çdo muaj për të gjithë punëtorët në sektorin publik deri në miratimin e ligjit për paga, në të kundërtën ata paralajmërojnë që pas 20 majit do të detyrohen të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Por nëse nuk veprohet dhe ofrohet dialogu i duhur social nga partneri social – Qeveria, atëherë më 20 maj 2022 do të mbahet protestë gjithëpërfshirëse e cila i paraprinë grevës së plotë në nivel vendi” – deklaroi Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, do të ndjek nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe në Shkollën “Asim Vokshi”.
Ndër kërkesat e sindikalistëve, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave. Ditë më parë, në Prishtinë, BSPK-ja organizoi gjithashtu një protestë me kërkesa të njëjta.
Comments are closed.