Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit

ATSH/ Gjuha shqipe, tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit.

Lajmin e dha sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila u shpreh se, “gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet (fillestare, bazë dhe e thelluar)”.

Kushi përgëzoi dhe falënderoi pedagogët shqiptarë në Harvard, Faton Limani dhe Eva Stathi Misho për këtë nismë patriotike.

“Kjo do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botës, por do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të apasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë”, theksoi Kushi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close