Bajpasi i Vlorës hapet përfundimisht në këtë sezon turistik

ATSH/ Bajpasi i Vlorës do të jetë plotësisht i përfunduar dhe i hapur për qarkullimin e automjeteve me fillimin e sezonit turistik të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga kantieri i ndërtimit të këtij bajpasi, ku po punohet 24 orë pa ndërprerje për përfundimin e plotë të kësaj vepre.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Vlorës që do të hapet përfundimisht në këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin gjatë verës sidomos, po edhe si një tjetër skenë spektakli natyror, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Bajpasi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pjerrësia për 6 km e para është mjaft e ulët.

Rruga anashkalon Kaninën në pjesën perëndimore mbi Vlorë, në një nivel rreth 300 m nën kështjellë, nga ku ofron pamje spektakolare përgjatë gjirit të Vlorës.

Bajpasi i Vlorës, do të ndihmojë në përmirësimin e integrimit rajonal, lehtësimin e tregtisë, mbështetjen e zhvillimit të turizmit në pjesën jugore të Shqipërisë, si dhe përmirësimin e kushteve të transportit rrugor në zonën e Vlorës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close