Lugina e Shalës, për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura

ATSH/ Lumi i Shalës në liqenin e Komanit, vitet e fundit është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët vendas e të huaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky lum, duke e cilësuar atë magjinë e veriut.

“Shëtitje në lumin e Shalës për t’ju uruar mirëmëngjes me njërën prej magjive të veriut. Për të parën herë krejt lugina është bërë pjesë e zonave të mbrojtura duke na dhënë mundësinë që jo veç ta duam, por përpos të gjithave të kujdesemi për të”, tha Kumbaro.

Lugina e Shalës po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron. Para se të bëhej kaq i njohur banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit.
Ajo që e bën sa të veçantë e të veçuar është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrik. Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin Kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.

Në ujin kristal të pastër e me një jeshile të smerald, mund të bëni plazh vetëm nëse i rezistoni temperaturave të ulëta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close