Presidenti dhe kryeministrja pro antarësimit në NATO

ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti dhe kryeministrja finlandeze u shprehën sot në favor të anëtarësimit në NATO dhe “pa vonesa” duke specifikuar se vendimi i vendit nordik do t’i njoftohet organizatës ditën e dielë, më 15 maj.

“Të jesh anëtare e NATO-s do të forconte sigurinë e Finlandës. Si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte aleancën në tërësi”, deklaroi presidenti Sauli Niinisto.

”Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë”, shtuan Niinisto dhe kryeministrja, Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët.

Ka pasur disa indikacione se Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1 300 kilometrash me Rusinë, do të aplikonte për anëtarësim në NATO në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.

Mbështetja e kreut të shtetit dhe kreut të qeverisë finlandeze, e shpallur në një deklaratë të përbashkët, e bën edhe më të mundshme që Finlanda të aplikojë për anëtarësim në aleancën ushtarake, pas dekadash qëndrimi zyrtarisht neutral.

Ka pasur një ndryshim drastik në opinionin publik drejt anëtarësimit në NATO që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në një sondazh të fundit, 76% e të anketuarve në Finlandë ishin në favor të një lëvizjeje të tillë.

Disa parti politike kanë sinjalizuar gjithashtu mbështetjen e tyre.

Vende të tjera nordike Danimarka, Norvegjia dhe Islanda janë anëtare të NATO-s që nga themelimi i saj, në 1949.

Suedia pritet të shpallë një vendim në ditët në vijim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close