Vazhdojnë homazhet për legjendën Xhevdet Peci

Peci vdiq më 9 maj në moshën 67 vjeçare në Shtetet Bashkuara të Amerikës, ku po qëndronte bashkë me familjen e tij

Konjufca: Lufta e Xhevdet Pecit përveç sportive ishte edhe luftë për rezistencë

Ai ka thënë se lufta që bënte Xhevdet Peci nuk ishte vetëm luftë sportive por edhe luftë për rezistencë.

I pari i Kuvendit të Kosovës shtoi se Peci po triumfonte dhe po e prezantonte Kosovën në një kohë kur vendi ynë po shtypej dhe po provohejë të pengohejë në çdo formë të mundshme.

Peci vdiq më 9 maj në moshën 67 vjeçare në Shtetet Bashkuara të Amerikës, ku po qëndronte bashkë me familjen e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Zhazhë të Komunës së Mitrovicës

Lamtumirë ikonë!

Peci i njohur më nofkën ‘Grushti i Hekurt’ vdiq tri ditë më parë. Peci konsiderohet ikona e boksit shqiptarë.

Njeriu, i cili ka fituar shumë tituj individual dhe ekipor, gjatë karrierës së tij, jo rrallëherë i ka bërë krenarë gjithë shqiptarët me paraqitjet e tij në ring.

Peci njihej për dorën e tij të majtë të fuqishme, të frikshme, e që shpeshherë kishte dridhur ish-Jugosllavinë me Prishtinën e gjeneratës së artë e cila për shumë vite kishte dominuar boksin e atij shteti që tashmë më nuk ekziston.

Peci bashkë me Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Nazif Gashin, Sami Buzollin, Afrim Majacin e shumë të tjetër për vite të tëra sillnin emocione, ndeznin fuqishëm atmosferën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të stërmbushur nga tifozët e boksit kosovar.

Xhevdeti kishte arritur suksese të mëdha në aspektin individual dhe ekipor.

Xhevdet Peci fitoi këta tituj në karrierën e tij:

Katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale

Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore

Dy herë Kampion Ballkanik

Nga vitit 1999 ai ishte kryetar e këshillit profesional së Federatës Boksit të Kosovës

Në vitin 2000, qyteti i Mitrovicës e zgjedh atë si sportistin e shekullit.

Homazhet për ish-boksierin Xhevdet Peci kanë nisur në orën 9:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:00.

Ndërkohë, sipas Federatës së Boksit të Kosovës, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.

Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close