E keni vendosur bukën në qese plastike për ta ruajtur?Mos!

Nëse e lini bukën në banakun e kuzhinës, në një sirtar ose kuti buke dhe e mbani ende në një qese plastike – na lejoni t’jua themi menjëherë, nuk është aspak një ide e mirë.

Buka në qese do të thahet, ndërsa kur të jetë në kuti ekziston mundësia që të zhvillohet myku.

Zgjidhja më e mirë, sado pa kuptim t’ju duket, është ta vendosni bukën në ngrirje, shkruan The Thing of Taste.

Në këtë mënyrë do të keni gjithmonë bukë të freskët dhe mund ta shkrini në dy mënyra:

  1. Nëse ju nevojitet menjëherë, hiqni bukën e ngrirë, vendoseni në letër alumini dhe ngroheni në furrë.
  2. Nëse dëshironi bukë të freskët për mëngjes, nxirreni para gjumit dhe vendoseni në një peshqir kuzhine të pastër që të shkrihet lehtë gjatë natës. Në mëngjes do të shijojë sikur sapo e keni blerë në furrë./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close