Kryeministri Kurti takon drejtuesit e kompanisë Airbnb

Në ditën e dytë të tij në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësues të kompanisë Airbnb.

Me Drejtorin e Politikave Globale të Airbnb, Bruno Lewicki, kryeministri Kurti foli për mundësitë që sektori i teknologjisë së informacionit ofron në Kosovë, për vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë për sektorin e TI dhe gatishmërinë e Qeverisë për të ofruar dhe siguruar kushte të përshtatshme për investime të huaja.

Vendndodhja qendrore gjeografike dhe kulturore e Kosovës, fuqia punëtore profesionale, shpenzimet e ulëta operacionale për kompanitë e TI, shtrirja dhe qasja e gjerë në internet, zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik ishin disa prej arsyeve që kryeministri Kurti përmendi se pse Kosova ofron mundësi të mirë në Ballkanin Perëndimor për kompani si Airbnb që synojnë zgjerimin dhe rritjen e qëndrueshme.

Sipas njoftimit, Lewicki e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik të Kosovës, të shënuar pas vetëm një viti në krye të Qeverisë. Ata u dakorduan që të hulumtojnë bashkë disa mundësi specifike të investimit në Kosovë, sidomos për sa i përket zhvillimit të turizmit, me theks në zhvillimin e turizmit rural.

Airbnb është kompani e cila është formuar në vitin 2007 dhe tashmë numëron mbi 14 mijë punëtorë. Vitin e kaluar, të hyrat e saj vjetore ishin 5.9 miliardë dollarë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close