Çmimet e konsumit rriten për 1.5% në muajin prill

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2022, viti bazë 2015=100. Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.5% në muajin prill 2022.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  1.5% në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (3.6%); qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); vajra dhe yndyra ushqimore (15.6%); pemë (1.5%); perime (5.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.0%); prodhime të ndryshme ushqimore: salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (5.4%); gaz (10.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); pajisje shtëpiake (2.0%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.7%); blerje e automjeteve (1.3%);  karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.7%); shërbime për transport (3.9%); shërbime hoteliere (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (-7.3%) (për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin prill krahasuar me muajin mars (2022) me një ndikim prej (-0.2 për qind) në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas ASK-së norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2022 me muajin prill 2021 ishte 11.2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 11.2 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin prill 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2%); energji elektrike (17.6% – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve të energjisë elektrike për (-7.3%); gaz (42.2%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (4.2%); pajisje shtëpiake (8.4%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7.4%); blerje e automjeteve (6.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (11.1%); shërbime hoteliere (9.7%); kujdes personal (5.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-11.5%); veshje (-1.1%); këpucë (-2.9%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close