Konjufca: Për ‘rastin Berishaj’ duhet të jemi të kujdesshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin kanë shkruar mediat në Slloveni se është i përfshirë në vepra të paligjshme korruptive.

“Unë mendoj se sa i përket dorëheqjes morale,  i përket vetëm individit, por sa i përket masave të shtetit, duhet të jemi pak të kujdesëm”, tha Konjufca.

“E para kjo ndodhur në formë të pretendimi të një mediumi për këtë skandal, 48 orë para votimeve në Slloveni”, u shpreh ai.

“Nëse ka diçka bazë dhe është e vërtetë, ministrja Gërvalla menjëherë duhet të veprojë dhe ta shkarkojë atë, por nëse e bënë këtë pa verifikime, atëherë dëmi është më i madh”.

(E plotësuar)

Konjufca: Kurdo që t`i vizitoj në Hagë, i vizitoj të gjithë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në këtë intervistë në RTK, foli edhe për Gjykatën Speciale, e që sipas tij, që nga fillimi ka qenë proces i dëmshëm.

Ai thotë se edhe deputetëve ua ka thënë në fillim se nëse nuk themelohet Gjykata Speciale, Kosova nuk do të kishte humbur asgjë.

Sipas tij, themelimi  i Gjykatës Speciale ka qenë gabim, kurse tani Kosova po i kryen të gjitha obligimet që i ka për marrëveshjen ndërkombëtare, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare sa i përket mbrojtjes.

Për mundësinë që në të ardhmen, ai t’i vizitojë ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Konjufca tha se do t’i vizitojë të gjithë ata në Hagë.

“Kur të vijë momenti për t’i vizituar ata në Hagë, do t’i vizitoj dhe do t’i takoj të gjithë atje”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur edhe për vizitën e Kurtit në SHBA, që nga opozita është konsideruar e nivelit të ulët, për shkak se ai nuk ka arritur të takojë zyrtarë të lartë të ShBA-së.

Konjufca konsideroi se Kurti ka pasur takime me rëndësi për zhvillim të Kosovës, në aspektin ekonomik.

“Unë mendoj se sektori i IT-së është për të ardhme premtuese, për rininë. Z.Kurti që në fillim ka treguar se për çka po shkon në SHBA”, tha ai.

(E plotësuar)

Konjufca në RTK: Nuk e kemi borxh themelimin e Asociacionit

Për dialogun me Serbinë dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumica Serbe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha se situata ka ndryshuar me ardhjen e Vetëvendosjes në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk pranon më strategji siç kanë ndodhur prej vitit 2011, e që quhen ‘teknika e sallamit’. Ka marrë fund më 14 shkurt të vitit të kaluar, me ardhjen e VV-së në Qeveri, pra ka marrë fund çdo gjë”, tha ai.

“Nëse zvarritet procesi duke i mbrojtur interesat tona, ne fitojmë, e nëse për hir të përshpejtimit do të humbim shumë, fokusi jonë është se çka do të mbrojmë dhe çka nuk do të lëshojmë pe. Me Serbinë jemi të hapur të diskutojmë, tërë ditën, tërë javën, duhet ta dimë se çka do të mbrojmë. Nëse krijohet “Zajednica” në Kosovë, nuk kemi më çka të mbrojmë, nuk na mbetet asgjë çka të mbrojmë”, tha kryetari i Kuvendit.

“Nuk kemi interes të diskutojmë për asgjë. Nuk kemi interes fare të bisedojmë për këtë temë”.

(E plotësuar)

Konjufca në RTK: Kosova në KE, meritë e të gjitha qeverive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në intervistën për “RTK PRIME”, foli për aplikimin zyrtarisht të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).

Konjufca e  vlerëson  pozitiv këtë lëvizje të Kosovës, sa i përket aplikimit të KE.

“Aplikimi ka qenë i domosdoshëm. Zhvillimet e fundit që ndodhën me agresionin rus ndaj Ukrainës, krijuan një situatë të favorshme”, tha Konjufca në “RTK PRIME”.

“Aplikimi është edhe përpjekje e qeverive të kaluara, sepse të gjithë kanë dhënë kontribut për këtë, pa dallime politike. Kemi punuar shumë edhe kur kemi qenë në opozitë. Më kujtohet se për Kosovën ka pasur disponim negativ për ne si Kosovë. Në atë kohë edhe shtetet njohëse na kishin sugjeruar për të mos aplikuar”, tha Konjufca në intervistë për gazetaren Fitore Rexhepi.

“Ne kemi pasur edhe në atë kohë, pra në vitin 2015,  votat e 2/3, por nuk ka pasur disponim. Këto bisedat që i kemi pasur së fundi e kanë ndryshuar atmosferën, ndoshta edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Pra është krijuar një momentum i ri edhe për Kosovën”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur edhe për mundësinë e rishikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka konsideruar të përfunduar.

“Në kuptimin e vendimmarrjes së Parlamentit, konsiderohet se është e kryer. Është një proces që duhet të kemi kujdes dhe ta bëjmë ngadalë dhe pa tensione dhe në mënyrë që ta mbrojmë interesin e Kosovës”, thotë Konjufca.

“Komisionet shtetërore duhet të mblidhen dhe ta rishikojnë atë. Cila është vija e saktë dhe ku do të vendosen gurët do të marrë kohë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close