Dialogu Kosovë-Serbi, apo tregimi që nuk mbaron

Ka më shumë se dhjetë vjet që ka nisur dialogu Kosovë-Serbi dhe përveç disa marrëveshjeve teknike, pjesa dërmuese e tyre të parealizuara, pjesa tjetër ka mbetur vetëm rrëfim. Protagonistët e këtij procesi kanë ndryshuar ndër vite, në Serbi më rrallë e në Kosovë më shpesh, por ajo që ka mbetur gjithmonë e njëjtë është mos rezultati në këtë proces. Edhe këtë të premte në Bruksel është parashikuar takimi i dy kryenegociatorëve, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga Kosova e Petar Petkoviq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ky takim mbahet nën hijen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, veprim që Serbia ka thënë se do ta kundërshtojë. Në rast se Bislimi e Petkoviq merren vesh për diçka, atëherë mund të ketë takim tjetër mes kryeministrit Kurti e presidentit Vuciq. Në të kundërtën, rrëfimi vazhdon.RTKlive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close