Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO

ATSH- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të presidentit finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministres Sanna Marin për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke theksuar mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebstreit tha në një deklaratë me shkrim se kancelari Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Niinistö.

Hebestreit tha se fokusi i bisedës ishte situata e sigurisë në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe anëtarësimi i Finlandës në NATO.

“Kancelari Scholz ka mirëpritur deklaratën e presidentit të Finlandës dhe kryeministres Sanna Marin për pranimin e vendit të tyre në NATO pa vonesë ndërsa siguroi se qeveria gjermane do ta mbështesë plotësisht Finlandën në këtë rrugëtim”, tha Hebestreit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close