Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, UNDP dhuron autobus elektrik për turistët

ATSH/ Në kuadër të projektit të financuar nga UNDP Albania “Mbi qëndrueshmërinë financiare në Zonat e Mbrojtura”, parkut kombëtar Divjakë-Karavasta iu dhurua një autobus elektrik për turistët.

Lajmi u bë i ditur për ATSH-në nga drejtori i Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi.

“Ky autobus do të përdoret për lëvizjen e turistëve brenda ambienteve të parkut, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë mrekullitë që ofron Divjakë-Karavasta”, tha Koçi.

Sipas tij, nga sot ky autobus është në eficiencë të plotë.

“Çdo ditë Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta frekuentohet nga shumë vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash që tashmë orët mjedisore kanë dëshirë t’i zhvillojnë në park. Nën menaxhimin e stafit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier dhe Junior Expert nga UNDP Albania, ata marrin mbështetjen e duhur gjatë vizitës në park”, theksoi Koçi.

Gjatë katër muajve të parë të 2022 parkun e vizituan mbi 68 mijë vizitorë vendas e të huaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close