BE-ja ndihmë tjetër ushtarake prej 500 milionë eurosh për Ukrainën

ATSH- DPA/- BE ka planifikuar një ndihmë tjetër ushtarake prej 500 milionë eurosh (520 milionë dollarë) për forcat e armatosura në Ukrainë, njoftoi sot shefi për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë të BE-së, Josep Borrell.

Njoftimi i Borrell erdhi gjatë një takimi të diplomatëve të lartë të grupit të vendeve të industrializuara G7 në Gjermaninë Veriore.

Ndihma financiare totale e BE-së për Ukrainën shkon në dy miliardë euro.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss bëri thirrje për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë.

“Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të ushtrojmë presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin duke furnizuar më shumë armë në Ukrainë, duke rritur sanksionet”, tha Truss pas bisedimeve në bregdetin e detit Baltik.

“Uniteti i G7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha ajo.

Ukraina ka marrë ndihmë financiare dhe ushtarake nga Perëndimi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, megjithëse asnjë vend deri më sot nuk ka dërguar trupa ushtarakë në konflikt./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close