I kam kërkuar që në 2009 Kuvendit të Shqipërisë rezolutën e Srebrenicës

“Vendimi i marrë më 15 janar 2009 nga Parlamenti Europian për të shpallur në të gjitha vendet anëtare të BE-së 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, vjen si në nga aktet më fisnike dhe më të domosdoshme morale, politike dhe juridike të Europës.
Është me rëndësi të veçantë fakti që Rezoluta e Parlamentit Europian u bën thirrje të gjitha vendeve europiane që të caktojnë 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit, dhe sidomos u bën thirrje të posaçme vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen me vendimin e saj.
Rezoluta e Parlamentit Europian ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Jo vetëm pse është shtet i Ballkanit Perëndimor, të cilit Parlamenti Europian i drejtohet me emër, por është shteti, që ka disa arsye historike për të nxituar që ta bëjë këtë hap, që i kërkohet. Krimi masiv boshnjak i Serbisë u përsërit pas katër vitesh në Kosovë.
Ka edhe një arsye tjetër historike pse Shqipëria duhet me shpejtësi të vendosë të zbatojë vendimin e Parlamentit Europian. Ajo ka një përvojë të hidhur nga qendrimet dhe politikat e heshtjes ndaj gjenocidit, që i kanë bërë disa fqinjë popullit të saj. Kjo politikë antikombëtare e heshtjes bëri që të humbasë në sirtaret e harresës europiane gjenocidi ose masakra e Tivarit, ku Serbia vrau 4 mijë të rij shqiptarë. Bëri të harrohet gjenocidi ndaj popullsisë çame.
Në këto kushte mendojmë se është një detyrim i Kuvendit të Shqipërisë që në një kohë sa më të shpejtë të ndërmarrë vendimin për shpalljen e 11 korrikut në Shqipëri si Dita e Përkujtimit të gjenocidit. Të njejtën gjë duhet të bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të jenë parlamentet e para të Ballkanit, që duhet t‘i përgjigjen thirrjes së parlamentit Europian”.
19.1.2009
-Libri “Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, viti 2010, fq.283.
PS. Në atë kohë kisha postin e drejtorit të Akademisë Diplomatike të MPJ të Shqipërisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close