EANA konfirmon pezullimin e agjencisë ruse të lajmeve TASS

ATSH-FENA/ – Presidenti i Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) Clemens Pig konfirmoi pezullimin e anëtarësimit të agjencisë ruse TASS, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme, që u zhvillua sot në Sarajevë.

Gjatë një konference për shtyp pas Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme, Pig deklaroi se qëllimi i agjencive të lajmeve është të shpërndajnë lajme të verifikuara dhe të besueshme dhe EANA ka detyrim të përcjellë vuajtjet e Ukrainës në këto ditë të vështira.

Në emër të tij dhe të EANA-s, ku Agjencia Telegrafike Shqiptare është anëtare me të drejta të plota, ai shprehu solidaritet të plotë, dhembshuri dhe mbështetje për agjencinë ukrainase Ukrinform, me të cilën ata bashkëpunojnë ngushtë.

Pig tha se Konferenca e mëparshme e Pranverës e EANA-s arriti në përfundimin se agjencitë duhet të rrisnin praninë e tyre publike dhe të krijonin ndërgjegjësim për rëndësinë e tyre kur bëhet fjalë për raportimin e verifikuar dhe të besueshëm të ngjarjeve botërore.

Pig theksoi se është arritur në përfundimin se duhet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet agjencive pasi ndjejnë presion të fortë ekonomik ndaj biznesit të tyre dhe administratat duhet të sigurojnë që gazetarët të jenë të lirë për të bërë punën e tyre.

”Agjencitë e lajmeve në Evropë japin sot një kontribut të madh në shpërndarjen e lajmeve të verifikuara dhe të besueshme, edhe pse ato janë të padukshme apo nën hijen e medieve të tjera”, shtoi ai.

Ndërkohë, sipas drejtorit të Agjencisë Federale boshnjake të Lajmeve (FENA), Elmir Huremoviç, EANA është aleanca kryesore e agjencive të lajmeve në Evropë dhe në botë, e cila mbledh së bashku përfaqësues nga 32 agjenci kryesore evropiane të lajmeve.

Huremoviç theksoi se konferenca ka trajtuar tema interesante dhe të rëndësishme, veçanërisht për popullin e Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shumë nga këto tema.

”Roli i agjencive të lajmeve është i pazëvendësueshëm, pavarësisht ndikimit të madh të platformave sociale në opinionin publik”, tha drejtori i FENA-s.

Sekretari i përgjithshëm i EANA-s, Alexandru Ion Giboi theksoi se beson kjo aleancë duhet të qëndrojë fort pas lirisë së shtypit dhe se Bordi i Drejtorëve do të vazhdojë të punojë për kushtet që do t’i vendosen TASS-it për ripranim në aleancë.

”Mendoj se ky është një mesazh i fortë nga EANA për TASS-in dhe të tjerët dhe tregon mbështetjen tonë për agjencinë ukrainase, Ukrinform”, tha Giboi.

”Anëtarët e EANA-s e kuptojnë plotësisht atë që po kalon agjencia, gazetarët e saj dhe populli i Ukrainës. Ne kemi bashkëpunuar me Ukrinform që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje asaj agjencie dhe kolegëve në Ukrainë”, theksoi ai.

”Si përfundim, TASS u përjashtua nga EANA dhe kushtet për ripranimin e tij në aleancë do të jenë rigoroze”, përfundoi Giboi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close