Përmbyllet stërvitja “Rinas 22”, Policia Ushtarake testoi kapacitetet operacionale
ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, është përmbyllur stërvitja “Rinas 22”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë stërvitje trupat e Policisë Ushtarake treguan aftësitë e tyre më të mira, gjatë së cilës testuan kapacitetet operacionale.
“Trupat e Policisë Ushtarake treguan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen “Rinas 22″, gjatë së cilës testuan kapacitetet operacionale. Efektivët e kompanisë së parë demonstruan nivel të lartë përgatitjeje, të denjë për detyrat dhe përgjegjësitë kanë, siç ishte dhe Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë, një strukturë e NATO-s e aftë për t’u dislokuar kudo dhe kurdo brenda 2-3 ditëve”, theksoi Ministria e Mbrojtjes.
Comments are closed.