Deputetët gjermanë: E mbështesim Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës

Frank Schwabe dhe Adis Ahmetoviç, dy deputetë të grupit parlamentar gjerman në Bundestag janë shprehur për anëtarësimin e Kosovës në KE.

Pas deputetit të opozitës gjermane, Michael Brand, CDU, edhe poltiikanët e pozitës socialdemokrate, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetović, kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët për media, publikuar të premten, më 13.05. mbështetjen e tyre për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës:

“Ne mirëpresim dhe mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova, si i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, është pjesë integrale e Evropës dhe e familjes evropiane. Kjo duhet theksuar shprehimisht, veçanërisht duke pasur parasysh luftën në Ukrainë”, kanë shkruar dy deputetët. Schwabe është kryetar i  delegacionit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Evropës, ndërsa Ahmetoviç raportues kryesor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme për grupin parlamentar të socialdemokratëve në Parlamentin Gjerman.

Ata janë shprehur besimplotë se Kosova do t’i arrijë dy të tretat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kanë theksuar përkushtimin e  tyre në kuadër të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Dy deputetët e shohin anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe “si një shans për të bërë progres në këto dy çështje”.

Dy politikanët socialdemokratë, parti, së cilës i përket edhe kancelari Olaf Scholz, përforcojnë kësisoj edhe njëherë me këtë deklaratë përkushtimin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Qeveria aktuale, e përbërë nga socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit, dhe liberalët (FDP)  e ka shpallur Ballkanin e Perëndimor prioritet qysh në marrëveshjen e koalicionit qeveritar.

Më parë edhe deputeti i CDU-së, Michael Brand, kishte kërkuar nga qeveria gjermane që të ndërmarrë hapa konkrete për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në Këshillin e Evropës.

“Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e  Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete”, kishte shkruar Brand në deklaratën e tij për media, të së enjtes, më 12.05.,  menjëherë pasi Kosova dorëzoi aplikimin në Strasburg. (ash)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close