Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Iowa u takua me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar.

Në këtë takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership, të pranishëm ishin edhe ndërmarrës nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke theksuar klimën tërheqëse për investime në Kosovë, kryeministri Kurti veçoi zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik si arsye pse Kosova ofron mundësi të artë për investime të reja.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowa, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close