Fluks turistësh në Gjirokastër

ATSH/ Turistët vendas e të huaj po gjallërojnë kalldrëmet e gurta të qytetit të Gjirokastrës, ku qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha sot për ATSH-në se “kemi një trend në rritje të fluksit të turistëve në bashkinë e Gjirokastrës. Prej fillimit të vitit janë rreth 10 mijë turistë, të cilët kanë vizituar qytetin e gurtë dhe rrethinat”.

“Pikat më të frekuentuara janë Pazari karakteristik, kalaja e Argjiros, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit, etj”, tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi shprehet se vëmendjen e turistëve e tërheqin edhe vlerat natyrore dhe resurset e agroturizmit në fshatra.

Bashkia e Gjirokastrës po organizon një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, promovimit të vlerave të folkut, traditës, etj.

“Të gjitha strukturat e bashkisë janë bërë pjesë e masave për sezonin turistik për një mjedis të pastër dhe gjallërimin e qytetit të gurtë. Për t’u përmendur janë investimet në drejtim të rivitalizimit të Muzeut Etnografik dhe Shtëpisë Kadare”, nënvizoi Golemi.

Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close