Scholz: E gjithë bota e lënduar nga lufta e çmendur e Putinit

ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk ka zbuluar ndonjë ndryshim qëndrimi nga ana e liderit rus, Vladimir Putin lidhur me luftën e çmendur, sipas tij, kundër Ukrainës.

Në një intervistë me ”t-online”, të botuar sot, kancelari tha se ishte e qartë se Rusia nuk kishte arritur asnjë nga qëllimet e deklaruara të luftës, një prej të cilave ishte sigurimi i territorit të Ukrainës si një tampon midis Moskës dhe zgjerimit të NATO-s.

Scholz vuri në dukje se lufta, përkundrazi, i ka dhënë një jetë të re aleancës së mbrojtjes.

“NATO nuk është tërhequr, por në fakt ka forcuar krahun lindor të aleancës. Dhe aleanca do të bëhet edhe më e fortë kur Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen NATO-s”, tha ai.

Ai tha për ”t-online” se ”ushtria ruse ka pësuar humbje të konsiderueshme, shumë më tepër se në fushatën dhjetëvjeçare të Bashkimit Sovjetik në Afganistan”.

Scholz bisedoi dje me Putinin në telefon për më shumë se një orë. Ishte hera e parë që ata flisnin këto gjashtë javët e fundit.

Kancelari tha se ”Putini duhet të kuptojë se një rrugëdalje nga kjo situatë është vetëm përmes një zgjidhjeje me Ukrainën, por se kushtet e paqes nuk mund të diktohen nga Moska”.

Scholz premtoi se Gjermania do të vazhdojë të ndëshkojë Rusinë përmes sanksioneve dhe se qeveria e tij ka mbështetur dërgesat e armëve për Kievin.

“Për idenë e çmendur të Putinit për të dashur të zgjerojë perandorinë ruse, Rusia dhe e gjithë bota po paguajnë një çmim shumë të lartë tani”, tha Scholz duke treguar se si lufta e ka lënë botën pa drithërat që u nevojiten veçanërisht vendeve në zhvillim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close