NATO diskuton strategjinë afatgjatë për Rusinë

ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Berlin këtë fundjavë për të diskutuar strategjinë e tyre afatgjatë, së bashku me perspektivat e mundshme të NATO-s, Finlandës dhe Suedisë.

NATO ka parë një rritje të rëndësinë së saj gjeopolitike, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe së shpejti mund të marrë anëtarë të rinj.

Takimi i Berlinit vjen disa ditë pasi krerët e Finlandës neutrale, miratuan anëtarësimin në NATO. Suedia fqinje pritet të shpallë vendimin e saj për t’u bashkuar në ditët në vijim.

Në takim pritet të marrin pjesë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde dhe ajo e jashtme finlandeze, Pekka Haavisto.

Takimi dyditor, i organizuar nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe i ndjekur nga sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, do të nisë fazën përfundimtare të negociatave mbi Konceptin Strategjik të NATO-s, dokumenti i saj udhëzues për vitet në vijim.

Koncepti pritet të japë një përgjigje afatgjatë ndaj tensioneve në rritje me Rusinë, duke përfshirë një sqarim se si të përforcohet më tej prania e NATO-s në Evropën Lindore dhe, për herë të parë, udhëzime për Kinën.

Drafti përfundimtar do të miratohet nga krerët e NATO-s në takimin e tyre të ardhshëm të samitit në Madrid në qershor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close