I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor,Sarrazin:Kosova është në zemër të Evropës
I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, ka deklaruar sot se “Kosova është në zemër të Evropës”.
Ai thekson se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës, si dhe se qëndrimi i Gjermanisë për atë çështje është i “qartë”.
Saracin ka shkruar në Twitter se Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervali Schwartz, dje i është konfirmuar se Gjermania mbështet kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës në Strasburg e ka dorëzuar të enjten shefja diplomacisë së Kosovës,z.Gervalla./LSh
Comments are closed.