Kurti në Twitter: Marrëveshja me MCC ndihmon tranzicionin energjetik

Kryeministri Albin Kurti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, e ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Uashington.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se marrëveshja në fjalë është e dizajnuar t’i ndihmojë Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe transformimit socio-ekonomik.

“Dje, qeveria jonë dhe Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit finalizuan negociatat mbi propozimin prej 236.7 milionë dollarëve amerikanë, për marrëveshjen Kompakt, e dizjanuar t’i ndihmojë Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe transformimit socio-ekonomik. Vlerat e përbashkëta ndërtojnë marrëdhënien tonë. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, forcojnë atë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close