Komunat serbe nuk e kërkojnë tatimin mbi pronë
Komuna me shumicë serbe në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë. Komuna e Zveçanit, Mitrovicës së Veriut dhe Shtërpcës, përveç tjerash nuk po zbatojnë ligjin as sa i përket mbledhjes së të hyrave, konkretisht të hyrat nga tatimit në pronë.
Hapi i fundit i Qeverisë së Kosovës ishte ndërprerja e pagës për 32 mësimdhënës serbë të cilët merrnin paga pa shkuar në punë. Megjithatë, serbët në Kosovë vazhdojnë të mos paguajnë energjinë elektrike, gjë që Kosovës po i kushton me miliona euro.
Pastaj, kanë krijuar arsim paralel duke mësuar me literaturën e Serbisë, si dhe kanë krijuar universitet, i cili nuk i përgjigjet institucioneve tona arsimore. Universiteti nuk akreditohet nga institucionet e Kosovës, nuk punon me kulikulën dhe plan programin e institucioneve tona. Njëjtë është edhe në sistemin e shëndetësisë, ku mjekët marrin pagat dhe komunat furnizohen me barëra nga lista esenciale por nuk i japin përgjegjësi institucioneve të shtetit tonë. Ata nuk kanë raportuar asnjëherë as rastet me COVID-19.
Komunat me shumicë serbë po vazhdojnë të mos i respektojnë as ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë, duke mos respektuar simbolet e Kosovës. Ndërkohë, në kundërshtim me Kushtetutën tonë, valuta kryesore vazhdon të jetë dinari.
KosovaPress ka raportuar se si në Zveçan e Shtërpcë, bizneset janë të liruara nga të gjitha detyrimet komunale.
Comments are closed.