Ukraina fiton ‘Eurovizionin 2022’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi “Kalush Orchestra” për fitoren e tyre në Eurovizion.

“Trimëria jonë po i bën përshtypje botës”, deklaroi Zelensky, vendi i të cilit ndodhet në luftë me Rusinë.

“Muzika jonë po pushton Evropën!” shkroi Zelensky në Facebook të dielën.

Sipas rregullave të Eurovizionit, vitin e ardhshëm Ukraina duhet ta organizojë festivalin e këngës.

Ky shtet që nga pavarësimi në vitin 1991, e fiton për herë të tretë këtë garë.

Në vitin 2004 me Ruslanën, në vitin 2016 me Kamalën dhe tani me Kalush Orchestra.

Presidenti ukrainas shtoi: “Jam i sigurt se nuk do të jetë e fundit që do të fitojmë. Ne do të bëjmë çmos që të presim pjesëmarrësit dhe mysafirët e Eurovizionit në Mariupol”.

Në fakt, Mariupol është qyteti më i dëmtuar nga lufta me Rusinë.

“E lirë, paqësore, e rindërtuar! Faleminderit Orkestrës Kalush për fitoren dhe të gjithëve që na votuan!”, tha ai.

“Jam i sigurt se do ta pushtojmë armikun me një akord triumfues!” shtoi Zelensky.

Në vendin e dytë të në Eurovizionin që këtë vut u mbajt në Torino të Italisë, u radhitën Mbretëria e Bashkuar dhe në vend të tretë Spanja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close