Puka,përgatitet për sezonin turistik

ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga puna që po kryhet në Pukë për përgatitjen e sezonit turistik.

“Mirëmëngjes dhe nga Puka që tanimë e ka pjesë të punës së vitit përgatitjen për sezonin turistik, ju uroj një të diel të qetë”, u shpreh Rama.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm

Transformimi i Pukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e turistëve, por edhe të të rinjve që tashmë janë kthyer për të punuar dhe investuar në vendlindjen e tyre, e cila sot ofron një perspektivë më të mirë jetese, të lidhur me sektorin e ofrimit të shërbimeve apo prodhimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close