Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka vazhduar me miratimin e sanskioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Ato përfshijnë ndër të tjera ngrirje të aseteve të individëve të sanksionuar, ndalim udhëtimi dhe ndalim të transportit të mallrave në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Qeveria gjithashtu ka vendosur sanksione të tilla kundër Grupit Wanger – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rreth saj.

Mes tjerash, zëvendëskryeministri Bislimi foli për vizitën  kryeministrit Kurti, agjendën e tij në SHBA, që, sipas tij, një vizitë kësaj natyre shkon përtej partneriteti politik, që kemi ndër vite.

“Një vizitë e kësaj natyre shkon përtej partneriteti politik që kemi ndër vite, duke i dhënë asaj edhe të paktën edhe tre dimensione tjera”, deklaroi zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai, më tej, përmendi investimet të huaja direkte e të punësimit në vend, meqë, siç tha ai, SHBA është vendi me ekonomi më të zhvilluar në botë,

“Kosova duhet të trajtojë me përkushtim mundësinë për bashkëpunim në këtë aspekte kompanitë amerikane që të sjellin investime në vend”, deklaroi, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi.

Më tej, Bislimi foli edhe për diasporën, si një vlerë që ka kontribuar jo vetëm në çlirimin e vendit por vazhdon të kontribuojë edhe në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik.

Tutje, zëvendëskryeministri Bislimi përmendi edhe aplikimin e Republikës së Kosovës në njërën nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, Këshillin e Evropës, përmes të cilit, siç vuri në pah zëvendëskryeminstri Bislimi, me anëtarësimin e vendit tonë në këtë institucion, qytetarët tanë do të kenë rrugën e hapur në adresimin për zgjidhjen e shumë çështjeve me rëndësi jetike të qytetarëve tanë.

Në vazhdim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu besimin se vendet e BE-së që nuk  e kanë njohur Kosovën, nuk do ta pengojnë atë në ecjen përpara drejt BE-së.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Bilsimi shprehu përkushtimin e Qeverisë për të punuar në këtë drejtimin, në bërjen pjesë e organizmave ndërkombëtarë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close