Konjufca: Ukshin Hoti do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazh edhe ka vendosur lule pranë bustit të tij që gjendet në oborrin e shtëpisë-muze në fshatin Krushë e Madhe.

Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 23 vjet më parë në Kosovë është kryer një krim i madh nga shteti serb, të cilin e ka përjetuar rëndë i gjithë kombi.

Sipas tij, Ukshin Hoti ka lënë pas një trashëgimi të madhe dhe të gjatë për ta kujtuar.

“Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe atdhetare, të cilën gjithnjë do ta kujtojmë brezat e tashëm dhe të ardhshëm për shkak të mendimeve politike që na i ka lënë. Vepra e tij na ndriçon rrugën edhe sot edhe si zyrtarë politikë por edhe ata që studiojnë politikën”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Për zhdukjen e Ukshin Hotit 23 vite më parë, sipas kryetarit Konjufca, shteti serb ende nuk ka dhënë përgjegjësi dhe askush nuk është dënuar edhe pse dihen autoritetet e burgut të Dubravës në kohën kur ishte zhdukur ai.

Kjo qasje e Serbisë, sipas Konjufcës, dëshmon se shteti serb nuk ka ndryshuar mendim që nga koha e vitit 1998.

“Kjo qasje, tregon se Serbia nuk ka ndërruar drejtimin të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar. Ukshin Hoti do të kujtohet gjithnjë sa të ketë kombshqiptar, përarsye se veprimtaria e tij patriotike ka vazhduar dekada me radhë. Ai ishte i gatshëm që ta lë edhe postin e profesorit në Universitetin e Prishtinës për t’iu dal në mbrojtje protestave të studentëve të vitit 1981. Me këtë ka dëshmuar se ishte gjithnjë në anën e popullit”, tha Konjufca.

Veprimtari dhe intelektuali Ukshin Hoti figuron i zhdukur që nga 16 maji i vitit 1999, ditën kur kishte për t’u liruar nga burgu i Dubravës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close