Votohet Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë i propozuar nga pozita
Është bërë sot konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Kryesuesi i këtij komisioni, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, tha se së në njërën në mbledhjet e para do të bëjnë planin e veprimit të komisionit.
“Ky komision ka këtë përbërje: Hajdar Beqa, Rashit Qalaj, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje”, tha Beqa.
Kurse zëvendëskryesuesi i Komisionit, Armend Muja, tha se ky komision duhet të ketë info për shitjen e distribucionit dhe burimet e investimeve, vlerën e investimeve, pagesën e 17 milionëve të KEK-ut për KEDS, dhe treta veprimet e ZRRE për investimet kapitale, KEK në vitin 2006 etj”, tha ai.
Comments are closed.