Ushtarët e FSK-së trajnohen për alpinizëm ushtarak

Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile është duke ndjekur trajnimin “Alpinizëm Ushtarak”, i udhëhequr nga ekipi mobil i instruktorëve të shkollës verore të Italisë.

Trajnimi është duke u realizuar në Kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin dhe në lokacione të ndryshme, që u ofrojnë mundësi pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të mësojnë teknika për kalimin e zonave malore me shkëmbinjtë, ngjitje në sipërfaqe shkëmbore dhe lëshimin me litarë nga lartësitë e ndryshme.

“Për të parë nga afër realizimin e këtij trajnimi, sot, tek vendi i quajtur Guri i Plakës, qëndruan për vizitë zëvendës ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral major Enver Cikaqi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, zëvendës komandanti i KFOR-it, Gjeneral brigade, Luca Piperni, zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare, kolonel Shaip Haziri si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe KFOR-it”, thuhet nder të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ngritin kapacitetet profesionale, duke përfituar nga përvoja e ekspertëve italianë në këtë fushë, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur në përballje me fatkeqësi malore, duke ju përshtatur vendit, kohës dhe kushteve atmosferike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close