Presidentja Osmani takoi ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit

Zyra e presidencës përmes një komunikate për media, njofton se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit.

Në takime ajo priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme, thuhet në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close