Sot presidenti i Malit të Zi në vizitë zyrtare në Kosovë

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, sot (18 maj 2022), do të vijë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës thuhet se Osmani do ta  pret për vizitë zyrtare presidentin Milo Gjukanoviq duke filluar nga ora 10:00.

“Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Gjukanoviq me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë”, shkruan në njoftim.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Gjukanoviq do të mbajnë konferencë për media.

Pas ceremonisë së pritjes me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, presidenti Gjukanoviq dhe presidenti Osmani -Sadriu, sipas agjendës, do të kenë një bisedë tetë a tetë, e cila do të vazhdojë në takimin e delegacioneve të Malit të Zi dhe Kosovës.

Në prani të presidentes së Kosovës, presidenti i Malit të Zi do të mbjellë një pemë të miqësisë në kopshtin e kompleksit të Qeverisë dhe do të bëjnë së bashku nderime para monumentit kushtuar personave të pagjetur.

Presidenti Gjukanoviq do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidenti Gjukanoviq do të takohet me kryetarin e Prishtinës dhe me përfaqësues të partive parlamentare opozitare.

“Presidentja Vjosa Osmani -Sadriu do të shtrojë një darkë gala për presidentin Gjukanoviq dhe delegacionin malazez”, shkruan në agjenden zyrtare të presidencës malazeze, raporton RTKlive.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të vizitojë bazën e KFOR-it, do të mbajë një ligjëratë në Kolegjin AAB dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit të organizuar nga Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë.

Presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani-Sadriu do të flasin në manifestimin “Ditët e malazezëve në Kosovë” organizuar nga Shoqata e Malazezëve “Lovćen”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close