Klinaku: Dënimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt vendim i padrejtë

Pas shqiptimit të dënimit nga Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, e cila mori vendim që Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të shpallen fajtor dhe të dënohet me 4.5 vjet burg, ka reaguar Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL – UÇK, Faton Klinaku.

Ai tha se e kanë pritur një vendim të tillë për shkak se kjo gjykatë është politike. Ai ka bërë me dije se do të ketë konsultim me shokët nëse do të protestohet ndaj Kuvendit të Kosovës. “Prej fillimit në fillim na kanë thënë se të mos protestohet për shkak se më kanë thënë të mos përzihemi në drejtësi. Kriminelë janë policia dhe ushtria e Serbisë”, tha ai.

“Unë pres nga kjo prokurori, e cila është e skandaleve, që t’i m’i sjell CD-të – që i kemi quajtur pjata fluturuese – dhe nëse i sjell unë prapë ia qes në media. S’e njohim këtë gjykatë dhe s’e kemi njohur asnjëherë. Me të gjitha mundësitë tona do ta pengojmë funksionimin e saj, sepse kjo gjykatë s’i ndjek krimet e luftës, por shqiptarët, sepse po t’i ndiqte krimet e luftës do të duhej të ndiqeshin masakrat dhe krimet që i ka shkaktuar Serbia pushtuese në Kosovë. Është fatkeqësi që deputetët e Kuvendit të Kosovës miratojnë gjykatë politike, edhe tash deputetët që janë nuk marrin masa ndaj kësaj pseudo-gjykate” tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close