Dita Ndërkombëtare e Muzeve, BSH çel dy ekspozita të përkohshme

ATSH/ Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Banka e Shqipërisë çeli enkas për publikun në ambientet e saj, dy ekspozita të përkohshme, të organizuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Banka e Shqipërisë njoftoi se, Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë i hapur për publikun përtej orarit të tij zyrtar, duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

“Gjatë kësaj dite, përveçse koleksionit të pasur numizmatik të Muzeut të BSH-së, dhe ambienteve dedikuar historisë së bankës dhe financave, vlerës dhe rolit e parasë, publiku do të mund të vizitojë dhe dy ekspozita të përkohshme, të çelura enkas për këtë ditë dhe të organizuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave”, njoftoi BSH-ja

Tematika e dy ekspozitave ka në fokus “Përpjekjet për krijimin e një banke kombëtare shqiptare, përgjatë viteve 1913-1925”.

Ku përmes ekspozimit të dokumenteve origjinale të kohës, kjo ekspozitë synon të njohë publikun me momentet kyçe, përpjekjet, punën dhe historinë e krijimit të bankës së parë kombëtare të vendit dhe emetimit të monedhës së parë shqiptare.

Ekspozita e dytë i dedikohet “Dr. Mitrush Kutelit, figura e tij si ekonomist dhe bankier”

Dr. Dhimitri P. Pasko (1907-1967) – i njohur ndryshe me pseudonimin e tij letrar si Mitrush Kuteli, por në fushën e ekonomisë e financave edhe si Dr. Pas – përveçse një kolos i letrave shqipe, është dhe një nga ekonomistët e bankierët më të shquar të Shqipërisë së shek. XX, veprimtaria në sektorin bankar e të cilit ende njihet pak nga publiku i gjerë.

Kjo ekspozitë synon ta njohë publikun me disa momente të rëndësishme të punës së tij gjatë viteve 1943-1946, si drejtues pranë Bankës Kombëtare të Shqipnis dhe më pas Bankës së Shtetit Shqiptar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close