Lepujt ”shohin” me hundë?

ATSH/ – Vrimat e hundës së lepurit janë të angazhuara vazhdimisht në aktivitet spazmatik, shkruan focus.it.

Lëvizja e vazhdueshme i lejon kafshës të kontrollojë sasinë e ajrit të thithur dhe, në ditët më të nxehta dhe për të rregulluar temperaturën e trupit, lepuri mund të ndryshojë frekuencën e veprimeve të tij të frymëmarrjes nga 30 në 60 në minutë dhe atë të rrahjeve të zemrës nga një minimum prej 130 deri në maksimum 325 në minutë.

Përveç kësaj, prania e mbi 100 milionë qelizave të ndjeshme në hundë e bën shqisën e nuhatjes së lepurit një nga më të zhvilluarat në natyrë, gjë që i lejon atij të zbulojë të gjitha llojet e informacionit.

Lepujt “shohin” me hundën e tyre dhe me të zbulojnë mjedisin rrethues, nga njohja e anëtarëve të grupit të tyre deri te zgjedhja e ushqimit, nga kërkimi i një partneri e deri te identifikimi i rreziqeve të mundshme.

Buza e sipërme, e pajisur me qime prekëse të gjata dhe të ngurtë, gjithashtu lëviz vazhdimisht, një ndihmë thelbësore në eksplorimin e mjedisit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close