Autobusi Prishtinë- Hanover aksidentohet në Austri
Një autobus është aksidentuar në autostradën pranë Eugendorf të enjten mbrëma. Sipas informacioneve fillestare, rreth 20 udhëtarë mund të jenë lënduar.
Kryqi i Kuq dhe zjarrfikësit kanë shkuar për ndihmë. “Aktualisht dimë për tre të lënduar rëndë dhe 16 të lënduar lehtë”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner për APA.
“Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 mes nyjeve Salzburg-Nord dhe Wallersee (komuniteti i Eugendorf im Flachgau) në drejtim të Vjenës. Ky seksion është aktualisht një kantier ndërtimi qarkullimi është më i vështirësuar.
“Autobusi ka të ngjarë të jetë përplasur në trafik ndarësen prej betoni, për arsye që janë ende të paqarta”, tha zëdhënësi i policisë Hans Wolfgruber për APA. “Ishin rreth 25 persona në autobus”, tha për APA, komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser.
Sipas tij, tre pasagjerë u lënduan rëndë dhe 16 të tjerë pësuan lëndime më të lehta. “Të gjithë u dërguan në spitalin e Salzburgut me automjetet e shpëtimit”, thotë Gerstgraser. Sipas Wolfgruber, autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover.
“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova”, tha ai. Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë me tetë automjete, dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës në 14 automjete.
Sipas Gerstgraber, paramedikët nga Flachgau, nga qyteti i Salzburgut, nga Austria, një automjet nga Freilassing (Bavaria) dhe tre mjekë të urgjencës ishin në detyrë. Autobusi është dëmtuar shumë dhe deri në orën 6:00 ndodhej në vendin e aksidentit. Për këtë arsye autostrada ishte e pakalueshëm në këtë zonë.
Comments are closed.