Kuvendi voton projektligjin për turizmin

Kuvendi i Kosovës, ka bërë shqyrtimin e dytë i Projektligjit për turizmin dhe më pas ka miratuar atë me 76 vota pro.

Para votimit e këtij projektligji, përfaqësues nga grupet parlamentare i dhanë mbështetje  projektligjit.

Hajdari: 380 inspektime në pikat e derivateve të shitjes naftës

( E plotësuar, ora 11:44) Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari, tha se kanë filluar zbatimin e ligjit për tregtinë e produkteve të naftës.

“Jemi duke mbikëqyrur vendimin e qeverisë për marzhën e lejuar të fitimit nga produktet e naftës në tërë territorin e Kosovës. Në rastet e inspektuara kemi gjetur tejkalime të marzhës së përcaktuar. Kemi pasur 380 inspektime sipas ligjit në fuqi”, tha ajo

Rizvanolli: Deri në 2025 do të kemi mbi 200MW më shumë energji

( E plotësuar, ora 11:40) Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Kuvendin e Kosovës,  ka folur për energjinë termike. “Kapaciteti tani është 140 MW, kurse do t’i shtohen edh 70MW, pra po rritet edhe 50 % më shumë energjia termike me këtë projekt.

Po ashtu janë edhe disa projekte të tjera, është një projekt në KEK me 100 MW. Do të lansohet një ankand deri në fund të vitit. Po ashtu do të ketë edhe ankande të tjera, Deri në vitin 2025 do të kemi së paku 200 megavat të reja energji, apo dyfishim të kapaciteteve të reja energjetike”, tha ajo.

Nagavci: Orientimi në karrierë nga klasa e gjashtë

( E plotësuar, ora 11:25) Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni. Arbërie Nagavci, bëri me dije se programi i orientimit në karrierë është i përfshirë në programet mësimore në shkollat e Kosovës.

“Kemi filluar koncept modelin për orientim në karrierë që të kemi nga shkolla e gjashtë. Për vitin e ardhshëm kemi parashikuar të kemi këshilltarë për karrierë. Aktualisht në shkollat e mesme kemi program orientim në karrierë”, tha ajo.

Nagavci ka folur edhe për arsimin dual që do të jetë në Kosovë. Ajo bëri me dije se kanë krijuar komision për këtë çështje. Po ashtu sipas saj do të ketë fuqizim të Odës Ekonomike të Kosovës.

Rizvanolli: Projekti me MCC mbështet sigurinë dhe tranzicionin energjetik

( E plotësuar, ora 11:10) Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Kuvendin e Kosovës, ka folur për projektin që do të financohet nga Korporata Amerikane – Sfidat e Mijëvjeçarit në Uashington.

“Ky projekt mbështet sigurinë dhe tranzicionin energjetik, aktiviteti tjetër ka të bëjë më sigurinë energjinë elektrike. Po ashtu ka të bëjë me klimën. Është projektet kompakt që synon të arrijë për pjesëmarrje gjinore”, tha ajo. Sipas saj Qeveria do të caktoj një etnitet.

LIVE-Filloi seanca me deklarimet e deputetëve jashtë rendit të ditës

( E plotësuar, ora 10:50 ) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon seancën me deklarimet e deputetëve jashtë rendit të ditës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Isak Shabani ka folur për vendimet që dje Specialja mori ndaj Gucatit dhe Haradinajt, si dhe përvjetorin e masakrës së Dubravës.

Kurse deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, si dhe vizitën e kryeministrit Kurti që i ka bërë ShBA. Sipas tij vendimet e qeverisë së Kosovës, deri tani kanë qenë në dëm të qytetarëve të Kosovës. Ai ka folur edhe për vendimin e Gjakatës së Apelit rreth tarifave të energjisë dhe se ka ftuar që parat që qytetarët e Kosovës, kanë paguar deri tani tu kthehen atyre që kanë paguar rrymë me tarifa të reja dhe shkarkim të bordit të ZRR-së.

Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deputeti Besnik Tahiri, vlerësoi se qeveria e Kosovës për më shumë se një vit po krijon kriza për qytetarët e Kosovës dhe se sipas tij, kjo qeveri po i varfëron ata. Ai ka kritikuar qeverinë për vonesat e qeverisë për ligjin e pagave. Po ashtu sipas tij ligji për tëheqjen mjeteve të TRUS-it,m duhet të sillet sa më shpejt në kuvend.

E deputeti i VV-së, Driton Hyseni ka folur për zhvillimet që kanë të bëjnë me enrgjinë e Kosovës. AI ka lavdëruar qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin me MCC dhe projektin e baterive që do të rritë prodhimin e energjisë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës plenare duke kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës e ndodhur më 19 maj të vitit 1999, në luftën e fundit. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka folur për Masakrën e Dubravës. Sipas saj ajo ishte një ndër masakrat më të rënda që ka ndodhur në Kosovë.

Ndryshe në këtë seancë është paraparë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës po ashtu sot vazhdon me punimet e seancës pleanere, ku në rend dite është debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close