Erdogan: Nuk do të heqim dorë nga Rusia
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia nuk mund të lë Rusinë.
“Turqia nuk mund të heqë dorë nga Rusia dhe gazi rus. Turqia nuk mund të refuzojë Rusinë, gazin rus, kjo është një çështje strategjike,” citohet të ketë thënë Erdogan ,përcjell Veçernje Novosti.
Erdogan përsëriti edhe një herë se nuk do të mbështeste hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO. “NATO është një organizatë sigurie. Ne nuk mund të kuptojmë praninë e organizatave terroriste në atë organizatë,” tha Erdogan sot gjatë një fjalimi para studentëve në bibliotekën presidenciale në Ankara./LSh
Comments are closed.