Krasniqi (PDK) takon Gjukanoviqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Krasniqi ka njoftuar për takimin e tij me Gjukanoviq  përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se me presidentin e Malit të Zi kanë folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, dhe kanë shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.

“Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. PDK është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close