Lajçak në Washington merr përkrahjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar në Twitter, se ka përfunduar një vizitë tre ditore në Washington DC, duke thënë se gjatë kësaj vizite ka pasur disa takime produktive për bashkëpunimin BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Lajçak gjatë vizitës së tij, në SHBA ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter Lajcak.

Ndryshe ditë më parë takimet në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel dështuan për të arritur një marrëveshje rreth targave.  I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak,  pati thënë se nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por se sipas tij, u bë përparim për çështje të tjera.

E në anën tjetër fajin për mosarritjen e marrëveshjes kryenegociatori Besnik Bislimi ia ka lënë Serbisë. Ndërsa kryeministri i Kosovës  Albin Kurti pati thënë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje, e që siç tha ai, Serbisë po i pengon përparimi i Kosovës

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close