​Haradinaj takon Gjukanoviqin: Kufiri do të demarkohet me korrigjim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar të enjten presidentin malazez, Milo Gjukanoviq me të cilin ka biseduar për demarkimin kufitar mes dy shteteve.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj, përmes një postimi në Facebook. “Bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”,  ka shkruar ai.

Haradinaj ka theksuar se Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror, derisa ka vlerësuar se edhe takimi me Presidentin Gjukanoviq ka kaluar në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Tutje, Haradinaj ka falënderuar Presidentin Gjukanoviq për mbështetjen e tij për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Haradinaj ka siguruar se Kosova e Mali i Zi do të qëndrojnë bashkë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close