Kurti takon senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis

Pas takimit me senatorin Chris Murphy, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti është shprehur se është kënaqësi t’i takojë përsëri, kësaj radhe në Washington D.C.

“U diskutua për veprimet e Qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së. Kryeministri Kurti tha se luftimi i korrupsionit dhe reformat demokratike janë çelësi i suksesit ekonomik të një vendi dhe stimujt e zhvillimit ekonomik në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje vazhdon njoftimi se duke pasur parasysh potencialin e Kosovës dhe interesimin e qeverisë për të mbështetur sektorin e Teknologjisë së Inovacionit, Senatori Tillis, e ftoi kryeministrin Kurti që të konsiderojë për mundësi bashkëpunimi edhe shtetin e Karolinës së Veriut (North Caroline) që ka rritjen me të shpejtë në industrinë bioteknike.

“Senatorja Shaheen dhe senatori Tillis falënderuan edhe një herë Kosovën dhe institucionet e saj për rreshtimin me botën demokratike në dënimin e agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe kryeministrin Kurti për lidershipin e treguar me rastin e strehimit të afër 1500 qytetarëve afganë të evakuuar në Kosovë”, përfundon njoftimi nga Qeveria e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close