Sarrazin,zbulon qëllimin përfundimtar të Gjermanisë për Kosovën

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor,Manuel Sarrazin, deklaroi se qëllimi përfundimtar i Gjermanisë është që Kosova e pavarur të jetë me të drejta të plota në NATO dhe BE.

Saracin ka shtuar duke folur për media se Kosova nuk duhet të harrojë se janë ende pesë vende në BE që nuk e njohin atë dhe se jo të gjithë kanë një qëndrim të qartë si gjermanët.

I pyetur nëse Gjermania do ta ndihmonte Prishtinën të anëtarësohej në NATO, ai tha se temat e tjera mbi të cilat po punonin, si Këshilli i Evropës, ishin aktualisht në krye të prioriteteve të tyre.

Ai shtoi se Gjermania e mbështet aplikimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës dhe do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë atë të suksesshëm.
Saracin ka thënë se Prishtina e di se ka shumë rrugë për të bërë deri në vendimin përfundimtar, duke shtuar se është si një maratonë.

Sipas tij, në maratonë nuk duhet vrapuar shpejt në kilometrat e parë, sepse kilometrat e fundit janë të rëndësishëm. “Ne do t’i bashkohemi Kosovës gjatë gjithë maratonës, do t’i japim ujë, do ta mbështesim dhe do ta përkrahim dhe gjithashtu do të flasim me të gjithë për të mbështetur suksesin e Kosovës”, tha Saracin./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close